LAJMI I FUNDIT:

Vidhet Ferrari i 2.2 milionë dollarëve, nga hajni që kërkoi të bënte një xhiro para se ta blinte (Foto)

Vidhet Ferrari i 2.2 milionë dollarëve, nga hajni që kërkoi të bënte një xhiro para se ta blinte (Foto)

Kaloi një javë, ndërsa super-vetura ende nuk është kthyer

Ferrari 288 GTO është vjedhur gjatë javës së kaluar prej një garazhe në Dyseldorf të Gjermanisë, nga një hajn që pretendonte se po e merr për një xhiro, transmeton Telegrafi.


Associated Press raporton se një burrë që u paraqit si i interesuar për ta blerë, mirëpo më parë duhet ta testonte se si punon.

Bashkë me pronarin, ata ishin nisur për një xhiro, mirëpo ai kërkoi që t’i ndryshojnë ulëset. Sapo është ulur pranë timonit, ai ka shpejtuar dhe e ka lënë pronarin në rrugë.

Deri më tani, policia e ka pasur të pamundur ta identifikojë hajnin e veturës që kushton 2.2 milionë dollar, ndërsa po e kërkon ndihmën e banorëve për ta identifikuar.

Ky Ferrari 288 GTO është shumë i rrallë, pasi i përket një edicioni prej vetëm 272 njësive, që janë prodhuar ndërmjet vitit 1984 deri më 1987. /Telegrafi/