LAJMI I FUNDIT:

Vidhen 30 milionë dollarë në kriptovaluta, Bithumb ndërpret shërbimin

Vidhen 30 milionë dollarë në kriptovaluta, Bithumb ndërpret shërbimin

Bursa koreano-jugore e kriptovalutave Bithumb, bëri të ditur se ka pezulluar përkohësisht shërbimet e depozitimit dhe tërheqjes, pas vjedhjes së më shumë se 30 milionë dollarë në kriptovaluta.

Kompani publikoi në Twitter se monedhat e vjedhura do të mbulohen nga rezervat e veta dhe aktivet e të gjithë përdoruesve do të transferohen në portofolin më të sigurt të quajtur “kuleta e ftohur”, por Bithumb nuk njoftoi se kur do të rikthejë shërbimet.


Sipas CoinMarketCap, kriptovaluta më e madhe Bitcoin ra në 6,642.47 dollarë pas publikimeve të Bithumb, përcjell Telegrafi.

Më herët gjatë muajit edhe bursa Coinrail, njoftoi se është hakuar dhe se ishin vjedhur kriptovalutat.

Hakerët vjedhin 40 milionë dollarë nga Coinrail, bien vlerat e kriptovalutave
Lexo po ashtu Hakerët vjedhin 40 milionë dollarë nga Coinrail, bien vlerat e kriptovalutave

Gjithashtu, rënia në vlerë e Bitcoinit erdhi pas një shitjeje nën panik më të gjerë, duke ndjekur një raport të Wall Street Journal, ku thuhej se rregullatorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hetojnë mundësinë e manipulimit të çmimit në katër bursa të mëdha. /Telegrafi/