eksperti ad

Ndeshja e mbrëmshme mes Napolit dhe Barcelona nuk përfundon pa polemikë edhe pse rezultati ishte i barabartë (1-1).

Përtej asaj që ndodhi në fushë, duket se Arturo Vidal e zemëroi në fund publikun napolitan.


Kiliani mori dy karton të verdhë radhazi në fundin e ndeshjes, duke i lënë për disa minuta shokët e tij të skuadrës me dhjetë vetë në fushë, ndërsa do të mungojë në ndeshjen kthyese.

GettyImages 1208689552 Arturo Vidal me karton të kuq . (Foto: Michael Steele/Getty Images)

Tifozët napolitanë gjatë largimit të tij nga fusha nisën fyerjet, duke e ofenduar, por ai nuk përtoi dhe ua ktheu me një: "Forza Juve".

Kjo ka bërë që tifozët napolitanë kanë reaguar ashpër në mediat sociale kundër Vidalit. /Telegrafi/

telegrafi sport app