Vidal: Juventusi drejt finales

Bianconerët kishin arritur deri në finale sezonin e shkuar, ndërsa kiliani pas finales kaloi te Bayern Munich.
“Juventusi ka gjithçka çka i duhet për të fituar. Ata kanë shumë lojtarë të fortë. Juventusi gjithashtu (sikurse Bayerni) mund t’i shkoj deri në fund kësaj”.
Vidal është nominuar për ‘Topi e Artë’ dhe kjo i ka sjell kënaqësi.
“Jam i lumtur, 2015 ka qenë si një ëndërr. Kam fituar shumë me Juventusin dhe kombëtaren dhe jam i lumtur”, ka thënë Vidal. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/10/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































