LAJMI I FUNDIT:

Vida luajti me COVID-19 ndaj Turqisë, tani është infektuar Brozovic

Vida luajti me COVID-19 ndaj Turqisë, tani është infektuar Brozovic

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic ka rezultuar pozitiv me coronavirus gjatë detyrës me Kombëtaren e Kroacisë.

Domagoj Vida luajti me COVID-19 ndaj Turqisë, pasi testi i arriti pas pjesës së parë, ndërsa frika ishte e madhe që ai mund të ketë infektuar të tjerë.


31-vjeçari u izolua, por Kroacia e ka konfirmuar se Brozovic tani ka dalë pozitiv.

“Rezultatet e testeve treguan dy rezultate pozitive, një për anëtarin e ekipit kombëtar Marcelo Brozovic dhe një për anëtarin e stafit të ekipit kombëtar”.

Vida rezultoi pozitiv me COVID-19, klubet italiane ‘dridhen’ nga frika pasi patën shumë lojtarë në ndeshje
Lexo po ashtu Vida rezultoi pozitiv me COVID-19, klubet italiane ‘dridhen’ nga frika pasi patën shumë lojtarë në ndeshje

“Të dy u izoluan menjëherë nga anëtarët e tjerë të ekipit kombëtar. Interi u informua për testin pozitiv”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/