Veturat që më së shumti synojnë hajnat, nuk janë ato luksoze – të dhënat në Britani të Madhe e dëshmojnë këtë (Foto)
Mund të ju befasojë, por a e dini se vetura më e vjedhur gjatë vitit 2018, nuk ishte një veturë luksoze.
Këto të dhëna janë publikuar nga mediat britanike, sipas të cilave, lloji i veturave, cak i hajnave nuk ishte një makinë sportive ose një xhip, por ishte në të vërtetë një Ford Focus, përcjell Telegrafi.
Sipas shifrave të policisë të cilat janë analizuar nga GoCompare, Ford Focus dhe disa modele të tjera të Fordit ishin objektivi i zgjedhjes për ata që vidhnin makina në Britani të Madhe, me një total prej 1,952 vetura Ford të vjedhura në të gjithë vendin.
Hulumtimi thuhet të ketë nxjerrë në pah të dhënat nga 17 nga 43 qendra policore në Angli dhe Uells, duke përfshirë Dorset, Bedfordshire dhe Hertfordshire.
Të njëjtat dhëna, siç thuhet më tej, tregohet se një total prej 25,684 automjetesh janë raportuar të vjedhura nëpër këto 17 qendra vitin e kaluar – me policinë e Kent që regjistron numrin më të madh të vjedhjeve të automjeteve pas marrjes së 3,444 automjeteve.
Por pavarësisht kësaj, ishte një zonë në Staffordshire që u gjet si një nga vendet më të rrezikshme në Britani të Madhe për të lënë një makinë.
Megjithatë, përveç Ford Focus, makina të tjera që u vunë në shënjestër nga kriminelët përfshinin Ford Fiesta, Ford Mondeo, Vauxhall Astra dhe Volkswagen Golf.
Veç këtyre, kishte gjithashtu edhe disa makina tjera të vjedhura, të tilla si 35 BMW 1 Series dhe 29 Land Rover Range Rovers.
Modele të tjera në listë përfshinin vetura të tipit Audi A3, Audi A4, BMW 3 Serie, Renault Clio, Vauxhall Zafira, Volkswagen Polo, Vauxhall Corsa dhe Land Rover Defender. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Jugkoreanët pretendojnë se kanë bateri që mund të karikohet në pak sekonda
Mercedes prezanton modelin më të shpejtë AMG
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre