Vetura që kushton 825 mijë dollarë (Video)


Një Dodge Challenger SRT Hellcat është shitur për një shumë marramendëse në SHBA.
Muajin e kaluar është mbajtur një ankand në Las Vegas dhe modeli i vitit 2015 ishte shitur menjëherë për 825.000 dollarë, të cilat janë dhuruar për bamirësi.
Dodge është prodhuar në fabrikën Brampton Assembly të Kanadasë.
Ky model i Challengerit është i vetmi që është realizuar nga Stryker Red. Përveç ngjyrës së veçantë, vetura ka pasur edhe logon Hellcat, transmeton Koha.net.
Si gjithë Challengerat tjerë SRT Hellcat edhe ky model është i fuqizuar nga motori 6.2 litra V-8 që llogaritet të ketë 707 kalëfuqi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































