LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet karriget dhe tavolinat e restorantit, çifti britanik i shpëton “për një fije floku” më të keqes

Vetura godet karriget dhe tavolinat e restorantit, çifti britanik i shpëton “për një fije floku” më të keqes

Ky është momenti kur një çift që ishin ulur në një tavolinë jashtë një restoranti italian, që për një “fije floku” i shpëtuan vdekjes kur një veturë pak centimetra larg tyre u përplas në rrethojën mbrojtëse, dhe karriget e tavolinat e tjera që gjendeshin jashtë.

Kamerat e sigurisë shfaqin një grua dhe një burrë që po diskutonin derisa po shijonin ushqimin në një restorant italian në qytetin e Liverpoolit në Britani të Madhe, kur vetura sportive Audi përplaset në tavolinën e tyre.

Shoferja e identifikuar si Tracey Ellis, 53-vjeçe, po akuzohet për vozitje të pakujdesshme dhe që dështoi të frenojë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet kur vetura që lëvizte fillon të godet karriget dhe tavolinat, duke shpëtuar çifti për pak centimetra goditjes së drejtpërdrejtë.

Për fat të mirë të gjitha tavolinat dhe karriget që u goditen me Audi ishin të zbrazura në ato momente, kurse burri u detyrua të largohet dhe t’i shpëtojë më të keqes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori