Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.


“Ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, tha Rugova.