LAJMI I FUNDIT:

Vetura e përdorur për atentate nga Enveri gjatë luftës dhe historia e Mercedesit ekstra-special: U paguan dy milionë marka për të, shqiptarët e ndërruan me një model të thjeshtë 190

Vetura e përdorur për atentate nga Enveri gjatë luftës dhe historia e Mercedesit ekstra-special: U paguan dy milionë marka për të, shqiptarët e ndërruan me një model të thjeshtë 190

Në qytetin e Durrësit ndodhet makina e përdorur nga Enver Hoxha gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në ditët e para të pas çlirimit. Ajo u nxor nga muzeu i Enver Hoxhës dhe iu kthye pronarit të saj të fundit legjitim.

Pronari i kësaj makine ishte Qirjako Ciko, i ndarë nga jeta më 15 nëntor 2016. Makina historike është “Fiat 1100” – prodhim i vitit 1937. Ky tip makine është cilësuar si një evolucion teknologjik dhe stilistik.


Qirjako ka lindur në Tepelenë në vitin 1930. Makina kaloi në pronësi të tij në vitin 1957. Ai e bleu në ankand për 62 mijë lekë, shumë e konsiderueshme për atë periudhë – e afërt me pagesën njëvjeçare të një punonjësi.

Kjo makinë u përdor për rreth 10 vite nga Qirjako dhe familja e tij. Pasi më vonë nuk u lejuan makinat private, mbeti i bllokuar në oborrin e shtëpisë së tij. Por, ai e mirëmbante me shumë kujdes, sepse ishte i lidhur me të dhe e vlerësonte për makinerinë e mirë që kishte.

Makina mbeti në banesën e tij deri në vitin 1987 kur te ai shkon një person i Sigurimit, Sulo Gradeci, i cili verifikoi numrin e shasisë. Atëherë kuptuan se kjo makinë ishte përdorur nga lideri komunist, Enver Hoxha; se me të janë bërë atentate të ndryshme gjatë Luftës së Dytë Botërore; dhe se ishte në shërbim të tij edhe pas çlirimit. Makina atëherë u vendos në Muzeun e Enver Hoxhës, që u hap në Tiranë po atë vit. Në vitin 2006 ajo i kthehet Cikos, atëherë 76 vjeç.

Djali i pronarit legjitim të makinës, Lenci, thotë se për këtë makinë ka pasur kërkesa për ta blerë nga biznesmenë të huaj.

“Por, kemi hezituar për ta shitur pasi, sidoqoftë opinioni i sotëm për Enver Hoxhën, kjo makinë ka vlera historike për vendin tonë”, thotë ai.

Në Durrës, pak muaj pas ardhjes së makinës së Enverit, vjen edhe makina e përdorur nga Nexhmija – “Volvo”. Koleksionisti durrsak, Klodian Kapiti, e mban këtë të mbyllur brenda në garazhin e shtëpisë ku banon. Pronari i ri shpjegon se ajo është në gjendje të mirë teknike dhe se ka bërë shumë pak kilometra – pasi është ruajtur për raste të veçanta shërbimesh.

“Në aparaturat që ka në kabinë, shënon rreth 110,000 kilometra udhëtim, që është tepër pak për një makinë me rreth 52 vite”, thotë ai.

Kjo “Volvo” është pjesë e një serie me numër të kufizuar makinash – vetëm 1,000 copë për te gjithë botën. Nga këto njësi të shtrenjta, nëntë kanë qenë porosi e shtetit shqiptar. Së bashku me to janë blerë dhe “Benzat” e udhëheqjes së asaj kohe me kosto prej 300,000 dollarëve për copë. Ndërsa, limuzina e Enver Hoxhës është blerë me një vlerë prej dy milionë markash gjermane. Kapitit i vjen keq se si objekte të tilla kanë përfunduar ne muzetë e botës dhe se si mjeti super i blinduar i Hoxhës, prodhim jashtë serie, është shkëmbyer në vitet e para të hapjes ndaj Perëndimit me një benz të zakonshëm 190. /Shqiptarja.com/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori