LAJMI I FUNDIT:

Vetura e Google Street View përplaset gjatë ndjekjes nga policia amerikane

Vetura e Google Street View përplaset gjatë ndjekjes nga policia amerikane

Një veturë e Google Street View është përplasur në një oborr të pasmë duke rënë në një përrua, pasi dyshohet se shpejtësia e lartë çoi në ndjekje nga policia.

Shoferi thuhet se tejkaloi edhe shpejtësinë prej mbi 160kMh, me pamjet të cilat tregojnë SUV-në duke lëvizur midis trafikut dhe duke u futur në të kuqen përpara se të humbiste kontrollin.


Policia e Indiana thotë se SUV-ja Honda HR-V nuk arriti të ndalej kur iu kërkua nga policia në qytetin e Middletown, në incidentin e 31 korrikut, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Pasi kaloi një shkollë të mesme, vetura dyshohet se tentoi një manovër të guximshme për të shmangur një urë të mbyllur dhe humbi kontrollin, dhe deri në këtë pikë u përshkuan rreth 20 kilometra.

“Ai kaloi nëpër një oborr dhe më pas ra në një përrua ku edhe u bllokua”, tha policia në një deklaratë për media.

Shoferi u identifikua si Coleman Ferguson nga Florida dhe u arrestua në vendngjarje.

Ai dyshohet se u tha oficerëve se “punonte për Google dhe kishte frikë të ndalonte”. /Telegrafi/