LAJMI I FUNDIT:

Vetura e goditi dhe e hodhi 20 metra larg, fatmirësisht mbijetoi (Video, +18)

Vetura e goditi dhe e hodhi 20 metra larg, fatmirësisht mbijetoi (Video, +18)

Andrew Payne ka mbetur gjallë, kur Adam McDermott e goditi me veturë në një rrugë në Essex të Anglisë dhe e hodhi 20 metra larg.

Ngjarja që ka ndodhur para një viti, e ka lënë 53-vjeçarin me lëndime të konsiderueshme, por pas qëndrimit në spital, gëzon gjendje shumë të mirë, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, shoferi i veturës Fiat 500 që pas aksidentit është larguar me shpejtësi, pas identifikimit dhe dërgimit para drejtësisë është dënuar me gjashtë vite burg.

Më poshtë mund të shihni momenti dramatik, kur viktima është hedhur në ajër sikur të jetë një kukull. /Telegrafi/