LAJMI I FUNDIT:

Vetura e djegur qëndron në parking të Qeverisë (Video)

Vetura e djegur qëndron në parking të Qeverisë (Video)

Një veturë është djegur para 7 muajsh dhe ende nuk është larguar nga parkingu i objektit të Qeverisë së Kosovës.

Vetura zyrtare që i përkiste Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është djegur më 26 gusht 2015, dhe që nga ajo kohë nuk është larguar nga ai vend, për shkak se mungon raporti i Policisë së Kosovës.


Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, bëjnë të ditur për Tribuna Channel se Divizioni i Logjistikës ka kontaktuar me zyrtarin përgjegjës për siguri dhe se janë duke pritur që ta marrin raportin i cili do të japë më shume detaje lidhur me rastin.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës thotë se janë duke u marrë me hetimet në lidhje me këtë rast.

Ministria e Mjedisit nuk ka të drejtë ta largojë veturën pa pasur një raport nga policia.

Kështu, kjo veturë do të qëndrojë në oborrin e Qeverisë derisa Policia e Kosovës të dalë më një raport zyrtar rreth rastit./Tribuna Channel/