LAJMI I FUNDIT:

Vettingu i domosdoshëm, Shala nga IKD: Shembull i keq i reformave kur Qeveria ndërhyn dhe ua ul pagat gjyqtarëve

Vettingu i domosdoshëm, Shala nga IKD: Shembull i keq i reformave kur Qeveria ndërhyn dhe ua ul pagat gjyqtarëve

Ka filluar “Java Kundër Korrupsionit 2022”, e organizuar nga Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë. Në kuadër të kësaj jave Lëvizja Fol, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Drejtësisë në Kosovë (IKD) dhe partitë opozitare, kanë mbajtur një tryezë diskutimi me temën “Reformat në Drejtësi”.

Eros Gashi, këshilltar politik i Ministres së Drejtësisë, tha se amendamentet kushtetuese për vettingun me pëlqimin e Kryeministrit Kurti dhe Ministres Haxhiu, janë parë të arsyeshme që të barten në Kuvend, në mënyrë që të përfshihen edhe opozita dhe faktorët e tjerë të shoqërisë.

“Amendamentet kushtetuese për vettingun janë gati, Ministria e Drejtësisë me pëlqimin e kryeministrit, e kanë parë të arsyeshme që ato të barten në Kuvend. Duhet të përfshihet edhe opozita dhe gjithë faktorët tjerë të shoqërisë në këtë proces. Iniciativa për ta reformuar drejtësinë ka pasur edhe në Qeveritë e kaluara. Mirëpo reformat e deritanishme kanë rezutuar jo edhe shumë progresive për shkak se, mos efikasiteti i organeve të drejtësisë në vend është joefikas. Ende sistemi gjyqësorë në Kosovë zvarritet me lëndë dhe procese. Sektorit të drejtësisë iu është rritur buxheti, sepse ne si Qeveri kemi ardhur në pushtet me reformën elektorale punësim dhe drejtësi”, tha ai.

Në anën tjetër Liridon Salihu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), deklaroi se e kanë mirëpritur vettingun dhe reformat në drejtësi, pasi sipas tij edhe pse kishte reforma në të kaluarën nuk kanë qenë progresive. Kjo pasi edhe në vitin 2022, sistemi i drejtësisë është jo efikas dhe jo transparent.

“Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në vazhdimësi e ka potencuar faktin se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka nevojë për reformat ë mirëfillta. Pavarësisht reformave që ishin në të kaluarën të njëjtat nuk kanë shënuar progres. Kjo sepse ne vlerësojmë se edhe në vitin 2022, sistemi gjyqësorë vazhdon të jetë jo transparent, jo efikas dhe i cenueshëm qoftë nga ndikimet brenda dhe jashtë këtij sistemi. Si GLPS, e vlerësojmë pozitive që tanimë e kemi gati pakon e vettingut dhe e cila është bartur në Kuvendin e Kosovës për procedim të mëtejmë që si pako ka adresuar edhe rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Venecias. Vettingu është mënyra më adekuate për reformim e drejtësisë në vend”, deklaroi Salihu.

Uljen e pagave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve nga Qeveria, po e sheh si ndërhyrje në gjyqësorë Gëzim Shala nga Insituti për Drejtësi i Kosovës (IKD).

Tutje Shala tha se nëse shikohet një shembull si ky është shumë i keq për reformën në drejtësi, pasi sipas tij nuk duhet të ketë ndërhyrje kaq të “ashpëra”, nga Qeveria në gjyqësor.

“Këtu të pranishëm sot nuk e kemi gjyqësorin sepse ata kanë vendosur që të mos marrin pjesë në takime të tilla dhe shkaku i kësaj mos prezence është një vendim i kundërligjshëm i Qeverisë për uljen e pagave  të gjyqtarëve dhe prokurorëve që flet për një ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit. Nëse e shikojmë nga kjo anë ky është një shembull shumë i keq për reformën në drejtësi që duhet të ndodhë nëse kemi ndërhyrje kaq të ashpëra nga ana e Qeverisë në sistemin gjyqësorë. Po bëhen gati dy vite që ka ardhur kjo qeveri dhe ne ende nuk e kemi të filluar e as të përfunduar dosjen e vettingut”, tha Shala.

Ndërsa Përparim Gruda nga nga Partika Demokratike e Kosovës (PDK), ngriti shqetësimin për mos dekretimin e kryeprokurorit ende. Ai fajin e hedhi tek presidentja.

“Kemi muaj që presim presim dekretimin ose refuzimin për dekretim të kryeprokurorit. E justifikimi i presidentes është që do ta presin se çka do të vendosin gjykatat pasi lënda është në procedurë gjyqësore ”, u shpreh Gruda./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori