LAJMI I FUNDIT:

Vettel thotë se heshtja ndaj agresionit rus nuk ishte një opsion

Vettel thotë se heshtja ndaj agresionit rus nuk ishte një opsion

Piloti i Formula 1, Sebastian Vettel, këmbëngul se heshtja nuk ishte një opsion pasi foli kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Katër herë kampioni i botës deklaroi javën e kaluar se nuk do të garonte në Çmimin e Madh të Rusisë nëse do të mbahej në Soçi; një ditë më vonë, gara e vitit 2022 u anulua.


Vettel, i cili gjithashtu ka folur në favor të të drejtave të LGBTQ + gjatë garave në Arabinë Saudite vitin e kaluar, shton se ‘tronditja’ e tij nga pushtimi rus do të thotë se ai ‘nuk ka turp’ të shprehë pikëpamjen e tij.

Në takimin e parë ballë për ballë, Lewis Hamilton i kishte thënë Vladimir Putinit se nuk ishte ai që e kishte lagur me shampanjë
Lexo po ashtu Në takimin e parë ballë për ballë, Lewis Hamilton i kishte thënë Vladimir Putinit se nuk ishte ai që e kishte lagur me shampanjë

“Unë mendoj se të gjithë kanë një qëndrim”, deklaroi 34-vjeçari gjerman. “Pyetja është nëse të gjithë guxojnë gjithmonë të ndajnë qëndrimin”.

“Nuk kam turp për këtë, përkundrazi. Mendoj se ka disa tema ku nuk mund të heshtësh”.

Formula 1 anulon garën për Çmimin e Madh të Rusisë
Lexo po ashtu Formula 1 anulon garën për Çmimin e Madh të Rusisë

“Është një ndjenjë e çuditshme të ngrihesh nga shtrati kur e nis ditën me lajme, për të motivuar veten kur e di saktësisht se ka gjëra që janë shumë më të rëndësishme. Njerëzit e pafajshëm tashmë duhet të vdesin. Nuk mund ta imagjinoni situatën”.

“Unë nuk mendoj se ka një anë fituese për këtë lloj gjëje. [Është një] tronditje absolute dhe mendoj se pasoja është shumë e qartë”, ka shtuar më tej ai.

FIA tha se piloti rus i Haas, Nikita Mazepin, mund të garojë këtë sezon nën një flamur neutral, megjithëse ai do të përjashtohet nga Grand Prix i Britanisë pasi Motorsport UK njoftoi se asnjë konkurrent i licencuar rus ose bjellorus nuk është miratuar për të hyrë në garat e motorsportit në Britani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori