LAJMI I FUNDIT:

Vetplagoset në një aheng familjar

Vetplagoset në një aheng familjar
Foto: Ilustrim

Një person është vetplagosur aksidentalisht në këmbë gjatë një ahengu familjar në Pejë, njofton Policia.

“I dyshuari është dërguar në spitalin e Pejës dhe sipas mjekut kujdestar i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Arma që është përdorur pistolete M-57 me një karikator të zbrazët dhe tri gëzhoja janë konfiskuar ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.