I vetmi ushqim që nuk duhet të hash në mbrëmje, sipas nutricistëve
Nëse je akoma me teorinë e vjetër, që pretendon se pas perëndimit të diellit, të gjitha ushqimet nuk kanë limit, atëherë është koha ta sqarosh këtë keqkuptim.
Në fakt, asnjë ekspert shëndeti nuk të këshillon të mbushësh barkun me çdo lloj ushqimi para se të flesh, por nuk është turp të kesh një gjellë të shëndetshme për darkë, të lehtë, që të të mbajë të ngopur derisa të flesh.
Por ka një ushqim që nutricionistët të këshillojnë ta shmangësh në darkë. Jo vetëm sepse nuk të lejon të bësh gjumë të qetë, por edhe sepse shton sasinë e sheqerit në trup, e cila, siç dihet, është pengesë e gjumit të mirë.
Drithëra me sheqer
Është koha të ndajmë një fakt nga fiksimi kur bëhet fjalë për drithërat. Një tas i mbushur plot me drithëra dhe me qumësht para se të flesh nuk është zgjidhje e keqe, por jo shumë e rekomanduar për darkën.
Nëse drithërat janë me ëmbëltues dhe shumica prej tyre janë të ngjyrosur – sheqeri mund të të ngacmojë gjatë natës, të rritë presionin e gjakut.
Lajm i mirë është se të gjitha drithërat nuk janë jashtë kufijve. Kontrollo etiketat me kujdes dhe zgjidh markat që përmbajnë drithëra të plota, pa sheqer dhe me shumë fibra.
Një filxhan drithëra është i mirë, por një tas para gjumit nuk do të të ndihmojë të ndihesh e qetë para gjumit, shkruan revista class.
Një alternativë më e mirë: kos i freskët
Një zgjedhje e mençur për darkën pas orës 20 është kosi. Përmban proteina, ka pak yndyrë, por është mjaft i lehtë për të mos rënduar stomakun. Një filxhan kos me boronica është një zgjidhje e shëndetshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre