Dy vetëvrasje dhe 17 tentime për vetëvrasje brenda burgjeve të Kosovës gjate këtij viti.
Kishte probleme me shëndetin mendor, por L.I. pavarësisht kësaj qëndroi në qendrën e paraburgimit në Prizren pasi akuzohej për një grabitje.
Ai të hënën në njërën prej banjove të kësaj qendre dyshohet se kreu vetëvrasje.
Lëndën e të ndjerit për ta gjykuar e kishte Gjykata Themelore në Prizren.
Por këta të fundit në një përgjigje elektronike për RTV Dukagjinin, thonë se nuk ishin në dijeni se tashmë i ndjeri kishte probleme të tilla shëndetësore.
Ky është rasti i dytë brenda këtij viti që të burgosurit kanë kryer vetëvrasje brenda objekteve të qendrave korrektuese.
Ushtruesi i detyrës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Ali Gashi thotë se i ndjeri po qëndronte në qeli bashkë me dy persona të tjerë që po ashtu kishin disa probleme shëndetësore.
“Edhe dy kolegë të tij kanë pasur probleme të ndryshme shëndetësore, por personeli shëndetësorë nuk ka paraparë se ekziston rreziku që këta të tentojnë vetëvrasjen. Por e kemi pasur edhe problemin tjetër se këta persona nuk është e udhës t’i vendosim në qendra të paraburgimit me persona tjerë”, deklaroi Ali Gashi, përcjell Telegrafi.
Ai deklaroi se raste të tilla gjatë dy viteve të fundit kanë qenë pesë.
Edhe avokatja Fehmie Gashi-Bytyçi e cila po mbronte një person me probleme të shëndetit mendor që më pas ndërroi jetë në qendrën e paraburgimit, shprehet e shqetësuar me fenomenin.
“Edhe në këtë rast e konsideroj se është bërë shkelje morale që një person me probleme psikike të jetë në burg si personat tjerë. Në anën tjetër është edhe antiligjore. Edhe në raste tjera si me rastin e klientit tim Murat Jashari që është mbajtur në burg ka pasur përfundime të tilla. Gjykata Supreme në bazë të kërkesës sime e detyroi gjykatën e shkallës së parë që Murat Jasharin ta dërgojë në institutin e Psikiatrisë Forenzike, por pas nëntë muajsh tashmë ishte vonë”, deklaroi avokatja.
Vërejtja për trajtimin e personave që kanë probleme me shëndetin mendorë kanë edhe nga KMDLNj.
“Ne u kemi bërë thirrje institucioneve që personat me ngecje mendore ose fizike të mos trajtohen në institucione korrektuese, pasi kjo përbën shkelje të drejtave të njeriut pasi në këto institucione ata nuk mund të marrin trajtimin e duhur”, deklaroi Valentina Demolli nga KMDLNj.
Sipas statistikave të departamentit shëndetësorë në burgje vetëm gjatë vitit 2021 brenda institucioneve korrektuese kanë tentuar vetëvrasjen 17 persona./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Berisha thotë se ka sinkronizim Kurti-Vuçiq-BE të dështojë dialogu, kërkon hetim nga CIA dhe Kongresi Amerikan

Begaj takon Lajçakun: Shqipëria e vendosur të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës Kosovë-Serbi

Osmani shpreson që shtetet islamike ta njohin Kosovën

Serbia kishte pretenduar se disa shtete 'ç’njohën' Kosovën, Osmani takon liderët e tyre – konfirmohet njohja e shtetit e marrëdhëniet diplomatike

Pavarësisht kritikave se po ndërhyn në zgjedhjet e Zvicrës, Kurti merr pjesë në organizimin e SP-së

Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE

Fjalimi i Vuçiqit në OKB, analistët: Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, të merren masa nga ndërkombëtarët

Aliu publikon pamje nga ndërtimi i rrugës Prishtinë - Podujevë: Punimet janë intensifikuar në të gjitha llotet

Babai i Dritan Goxhajt: Djali im është i qetë dhe i bindur që nuk do të ekstradohet

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias