LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje publikon videon kur Millun Millenkoviq – Llune me bandën e tij rrah shqiptarët në veri: Republika nuk zmbrapset

Vetëvendosje publikon videon kur Millun Millenkoviq – Llune me bandën e tij rrah shqiptarët në veri: Republika nuk zmbrapset

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video në të cilën shihet momenti i sulmit fizik të tre të rinjve shqiptarë nga disa pjesëtarë të bandave kriminale që veprojnë në veri të Mitrovicës, saktësisht te sheshi Car Llazar, apo rruga Kral Petra.

Në këtë video paraqitet dhe momenti i arrestimit të Millun Millenkoviqit – Llune, i cili dyshohet për organizimin e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës dy javë më parë në Zveçan.


Sipas një statusi të publikuar sot në faqen zyrtare të LVV-së në Facebook thuhet se “prijësi i bandave fashiste që sulmoi KFOR-in, Policinë e Kosovës, dhe dy të rinjtë shqiptarë, Milun Milenkovic – Llune, që njëherazi është edhe njëri prej udhëheqësve të formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ u arrestua dje nga Policia e Kosovës”.

Publikohet videoja e sulmit të huliganëve serbë ndaj dy shqiptarëve në veri
Lexo po ashtu Publikohet videoja e sulmit të huliganëve serbë ndaj dy shqiptarëve në veri

Po ashtu, kjo parti citon edhe deklaratën publike të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, theksoi se ‘koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset’”, përfundon LVV-ja. /Telegrafi/