LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje po përgatitet për koalicion parazgjedhor! (Dokument)

Vetëvendosje po përgatitet për koalicion parazgjedhor! (Dokument)

Lëvizja Vetëvendosje, ka aplikuar për tu bërë parti politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi për momentin është e regjistruar si Iniciativë Qytetare.

Këtë për Telegrafin e kanë bërë të ditur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.


Siç është bërë e ditur VV-ja ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe kërkesa për regjistrim është në procedurë të shqyrtimit administrativ në Zyrën e Regjistrimit dhe Certifikimit të Partive Politike.

Arsyeja e një veprimi të tillë të VV-së, siç merr vesh Telegrafi është për shkak se Ligji ua pamundëson iniciativave qytetare koalicionet parazgjedhore.

Në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje i pamundësohet të krijojnë koalicione parazgjedhore me ndonjë parti politike, pasi që është Iniciativë Qytetare.

Në nenin 18, tregohet qartë që koalicioni mund të certifikohet për të garuar në zgjedhje nga KQZ, vetëm nga partitë politike.

Neni 18, pika 18.1: Koalicioni mund të certifikohet për të garuar në zgjedhje nën një emër, me kusht që përbëhet vetëm nga partitë politike që kanë të drejtë për t’u certifikuar sipas nenit 15.4 të këtij ligji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori