BE në Prishtinë uron Kurtin dhe kërkon formim të shpejtë institucionesh


Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Eva Palatova, ka uruar kryeministrin e Kosovës për rezultatin zgjedhor dhe ka bërë thirrje për formim të shpejtë të institucioneve të reja në vend.
Në një reagim publik, Palatova ka përgëzuar Albin Kurti për fitoren në zgjedhje, si dhe të gjitha partitë politike për rezultatet e arritura në procesin zgjedhor.
Ajo ka theksuar se tani është koha për kompromis politik dhe për krijimin e institucioneve të qëndrueshme, duke vënë në plan të parë interesin e qytetarëve dhe të procesit të integrimit evropian të Kosovës.
Sipas saj, stabiliteti institucional dhe bashkëpunimi ndërpartiak janë kyç për garantimin e rezultateve konkrete për qytetarët dhe për avancimin e rrugës evropiane të vendit.
Congratulations to @albinkurti on the electoral victory and to all parties on their results!
It is time to compromise and form stable institutions, put 🇽🇰 Kosovo’s European integration interest first, and deliver for its citizens.#EUbyYourSide
— Eva Palatová (@EUActingHeadKS) June 8, 2026




































