LAJMI I FUNDIT:

​Vetëvendosje pas ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë: Vuçiq bën kërkesa, Hoti me partnerët i zbatojnë

​Vetëvendosje pas ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë: Vuçiq bën kërkesa, Hoti me partnerët i zbatojnë

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hoti dhe partnerët e tij qeverisës se po i vënë në zbatim kërkesat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjë e cila sipas kësaj partie, ka ndodhur edhe me rastin e ndërprerjes së punimeve në aksin rrugor Deçan-Plavë.

Në një shkrim në Facebook, Vetëvendosje përkujton se Qeveria Hoti më herët mori vendim për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, hoqi pastaj dorë nga fushata për njohjet e Kosovës shtet dhe tash ka ndalur edhe projektet rrugore.


“Vuçiq bën kërkesa, Hoti me partnerët, i zbatojnë. Kështu ndodhi edhe me rastin e ndërprerjes së punimeve në aksin rrugor Deçan-Plavë. Tashmë është bërë e zakonshme për këtë qeveri të zbatojë kërkesat e Serbisë, gjë që në kontrast të plotë me indiferencën e saj ndaj kërkesave të popullit të Kosovës. Më parë u hoq reciprociteti, pastaj u ndal fushata diplomatike për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, e tani po ndalen edhe projektet rrugore. A është kjo qeveri vartëse e Vuçiqit apo çfarë? Cili është qëndrimi i atyre që mburren për patriotizëm brenda në qeveri, kur as premtimin e tyre elektoral, rrugën Deçan-Plavë nuk e ndërtojnë dot pa lejen e Serbisë? Sigurisht që s’kanë qëndrim, sepse dëshira për pushtet dhe frika nga zgjedhjet ua ka mbyllur gojën”, thekson Vetëvendosje.

Duke kujtuar se banorët e Deçanit kanë nevojë për investime dhe infrastrukturë, e lidhja e Plavës me Kosovën është projekt me rëndësi kombëtare, LVV thekson se Manastiri i Deçanit është po ashtu një institucion i rëndësishëm fetar, e që mbrohet nga ligji e shteti i Kosovës, andaj konfliktet e tilla nuk ka arsye fare pse të bëhen çështje ndërshtetërore.

“Institucionet e Kosovës duhet të gjejnë kompromisin e pranueshëm për palët, dhe të vazhdojnë punimet. Por një qeveri e varur nga Lista Serbe dhe nga Beogradi, e cila shquhet për paaftësinë e saj, në çdo rast po krijon mundësinë që Serbia të ndërhyjë në Kosovë. Kjo qeveri duhet të lëshojë udhë, edhe për të mirën e banorëve të Deçanit e Plavës, edhe për të mirën e Kosovës. Çdo ditë që kalon, bëhet shumë vonë. Nuk kemi kohë për të humbur me politikanët dhe politikat e 20 viteve të fundit. Duhet të rikthehemi te qeverisja e mirë dhe përfaqësimi dinjitoz”, përfundon reagimi.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën R108, në Deçan. Një pjesë e kësaj rruge e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Kryeministri Hoti kërkon të pezullohen punimet në rrugë, në afërsi të Manastirit të Deçanit
Lexo po ashtu Kryeministri Hoti kërkon të pezullohen punimet në rrugë, në afërsi të Manastirit të Deçanit

Ai ka vlerësuar me rëndësi jetike këtë rrugë për qytetarët e kësaj ane dhe përtej saj.

Po ashtu, nga kryeministri kërkohet që të respektohet legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori