LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje në Deçan: Le t’i shqyejnë posterat, forca e Lëvizjes është te zemrat e qytetarëve

Vetëvendosje në Deçan: Le t’i shqyejnë posterat, forca e Lëvizjes është te zemrat e qytetarëve

Në pallatin e kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan, kandidatët për deputetë, Zekë Sinanaj, Mirlinda Tishukaj Sadiku nga Deçani, Xhelal Sveçla, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku folën para qindra deçanasve për programin e qeverisë Kurti.

Sipas një komunikate për media, Zekë Sinanaj tha se kërkesën për ndryshim po e dëgjojnë gjithandej.


“Ata që e kanë zhvatur vendin tani po i shohim të zbutur duke kërkuar sërish votën, e kinse për ndryshim. Por, të gjithë e kanë të qartë tashmë se kur për flasim për ndryshim në drejtësi e ekonomi, shëndetësi e arsim, luftim të krimit e korrupsionit dhe për të drejta të punëtorëve, në mendje e kemi Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë e saj në krye me Albin Kurtin”, ka thënë ai.

Ndërsa Mirlinda Tishukaj Sadiku shtroi pyetjen se a mund të bëhet ndryshimi me njerëzit e njëjtë?

“Posterat në Deçan mund të shqyhen, por jo edhe vullneti i qytetarëve të Deçanit që janë përcaktuar për ndryshimin. Me 6 tetor duhet dhe do t’i jepet shansi Lëvizjes dhe Albin Kurtit për ndryshime”, shtoi ajo.

Nënkryetarja, doktoresha Fatmire Kollçaku Mulhaxha kujtoi që sot është 21 vjetori i rënies në luftë i doktorit dhe humanistit, Doktor Shpëtim Robaj.

Tutje, ajo foli për rëndësinë e një shëndetësie publike, sigurimet shëndetësore dhe ndryshimet tjera.

“Lëvizja do t’i bëjë këto në mënyrë që një sëmundje të mos e hedh në varfëri një familje siç po ndodhë tani. Përkrahjen e grave dhe vajzave që do e bëjë qeveria e re përmes bursave për studime, banimit të përballueshëm për gratë kryefamiljare dhe qiftet e reja në nevojë. Me 6 tetor, duhet t’i japim fund këtyre që kanë qeverisur e që tani flasin për ‘mentalitetin e robit’, me Albin Kurtin dhe programin e Lëvizjes Kosova do bëhet një vend i jetueshëm për të gjithë, e sidomos për ata që kanë nevojë”, theksoi ajo.

Xhelal Sveçla tha se rritja e LVV përcakton fitoren tonë në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Tashmë është kuptuar që ne jemi ndryshimi dhe e kemi për detyrë të kthejmë shpresën në vend e duke e bërë këtë do i kthejmë edhe investimet edhe rininë. Është për shkak të së ardhmes së Kosovës që e kemi për detyrë ta bëjmë këtë vend të jetueshëm. Sa më i thellë dallimi me kundërshtarët në këto zgjedhje aq më i thellë ndryshimi. Edhe 6 ditë për Kosovën edhe 6 ditë për Albinin kryeministër”, ka thënë ai.

Glauk Konjufca tha se pas 6 tetorit fëmijët do ta kuptojnë më mirë se ç‘është çerdhja, nxënësit se ç’është shkollimi, studentët se ç’është universiteti, bujku se çka janë subvencionet pa të njohshëm.

“Rinia do e prek punësimin e pleqtë pensionin e dinjitetshëm kurse ekonomia zhvillimin. Të gjitha këto do të ndodhin sepse në krye do vijë Albin Kurti. Qeveria Kurti do të jetë e përgjegjshme dhe e ndjeshme, profesionale dhe e ndershme, ajo do ta çrrënjosë krimin e korrupsionin, klientelizmin dhe nepotizmin. Të tjerët le të shqyejnë postera se fuqia e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është te posterat por te zemrat e qytetarëve”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori