LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje këmbëngul në zgjedhje, LDK-AAK kundërshtojnë

Vetëvendosje këmbëngul në zgjedhje, LDK-AAK kundërshtojnë
Foto: Arkiv

Muaji qershor është dhënë si afat optimal për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por tashmë afatet ligjore e pamundësojnë një gjë të tillë.

Përkundër kësaj, në Lëvizje Vetëvendosje këmbëngulin që qytetarët të dalin në kutitë e votimit brenda 45 ditëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që siç thonë do të jetë në favor të tyre. Ndërsa, mbajtjen e zgjedhjeve të reja e kundërshtojnë dy partitë që po pretendojnë të formojnë qeverinë, LDK-ja dhe AAK-ja.


Kurse, njohësit e sistemit zgjedhor e japin muajin korrik si mundësi për zgjedhje të reja, nëse Kushtetuesja e rrëzon dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë pas rrezikut nga pandemia COVID-19.

“Ne e kemi përmendur si muajin më të përshtatshëm muajin qershor, por kjo nuk mundet të ndodhë për faktin se sipas legjislacionit të kushtetues, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk mund të mbahen më herët se 30 ditë dhe më vonë se 45 ditë. Në këtë drejtim kemi thënë se duhet të mbahen sa më parë që është e mundshme pas rrezikut nga pandemia COVID-19”, thotë ajo.

Kundër zgjedhjeve të reja u shpreh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve në këtë kohë është tepër luksoze.

“Duke pasur parasysh mos realizimin e rekomandimeve të BE-së për sistemin zgjedhor, duke pasur parasysh pandeminë, duke pasur parasysh gjendjen sociale që është duke rënduar në kohë pandemie. Efekti i pandemisë në ekonomi, kosto buxhetore të zgjedhjeve, është tepër luksoze me kërkuar, me dalë njerëzit në zgjedhje të një lideri apo partie politike”, thotë ai.

Në linjë të njëjtë me Hazirin u shpreh edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, partitë e të cilëve po mëtojnë të formojnë qeverinë e ardhshme.

Gjini thotë se ky kuvend duhet të çojnë mandatin deri në fund.

“Se kur mund të mbahen zgjedhjet është diçka për të cilën kishim me bisedu, nëse ishim në situata tjera. Në rrethana normale edhe duhet të vendosim se kur e shpërbëjmë kuvendin dhe se kur po i mbajmë zgjedhjet. Tani zgjedhjet munden me ardh me automatizëm ose munden me ndodhë me ndonjë shpërndarje të kuvendit, mirëpo nuk mundem me e ditë unë, kuvendit duhet me e qu mandatin deri në fund të paktën një herë”, deklaron ai.

E drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj thotë afati prej 45 ditësh nëse kushtetuesja e rrëzon dekretin e presidentit Hashim Thaçit, do të ishte optimal për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Nëse Gjykata Kushtetuese potencialisht merr një vendim që Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, atëherë afati prej 45 ditëve është afati që e përcakton Kushtetuta dhe ligji. Këtu nuk mund të themi që është në kuadër të vullnetit të presidentit apo dikujt tjetër. Nënkupton se momentin kur kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, atëherë automatikisht vihet në zbatim afati prej 45 ditëve. Në këtë rast, duke marrë për bazë që kemi të bëjmë me organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme, mendojë që ky afat do të ishte afat optimal se kur do të ishte dita se kur do të mbaheshin zgjedhjet”, thotë ai.

Se Kosova nuk mund të shkojë në zgjedhje në muajin qershor, siç ka pretenduar kryeministri Kurti, e thotë analisti politik Rasim Aliaj.

“Muajin qershor e kemi humbur me afate kushtetuese. Nuk ka gjasë që muaji qershor të jetë muaji i zgjedhjeve në Kosovë. Pavarësisht që Serbia dhe Maqedonia i kanë zgjedhjet në qershor, por që të dyja kanë pasur data paraprakisht që i kanë shtyrë shkaku i pandemisë”, thotë ai.

Zgjedhjet e fundit parlamentare Kosova i ka mbajtur më 6 tetori të vitit të kaluar. Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, Kuvendi i Kosovës nuk është shpërndarë, pasi presidenti, Hashim Thaçi ka dekretuar për kryeministër, Avdullah Hoti nga LDK-ja. Ky dekret po kontestohet në Gjykatën Kushtetuese nga LVV-ja./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori