LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Bordi i Telekomit, i mbushur me familjarë dhe kryetar degësh të partive në pushtet

Vetëvendosje: Bordi i Telekomit, i mbushur me familjarë dhe kryetar degësh të partive në pushtet

Lëvizja Vetëvendosje kërkon bllokimin e plotë të kontratës me Z-Mobile dhe i ka bërë thirrje prokurorisë që të heton kontratat kriminale që po e gërryen Telekomin e Kosovës.

Fatban Bunjaku nga Lëvizja Vetëvendosje, gjatë një konference për media theksoi se prokuroria nuk mjafton vetëm të marr në gjykim individ, mirëpo duhet bllokohet e gjithë kontrata.


“I bëjmë thirrje prokurorisë që të veprojë me kompetencat e saj karshi kontratës kriminale që po e gërryen Telekomin, nuk mjafton të marrë në gjykim ish-drejtues, duhet të bllokojë kontratën, kësisoj si po vepron vetëm po ia shton këtij rasti persona të ardhshëm që do të pësojnë në gjykim penal”, tha ai.

Përfaqësuesi i VV-së, ndër të tjera theksoi se ushtruesi i detyrës i kryeshefit ekzekutiv në Telekom është politik dhe i pa eksperiencë. Sipas tij, bordi i Telekomit është mbushur me familjarë dhe kryetarë të degëve të partive në pushtet.

“Si ushtrues detyre i kryeshefit është vendosur Trim Musliu, një producent filmash, një njeri me pak eksperiencë në fushën e menaxhimit të Telekomit, ndërkohë Bordi i Telekomit që nga kreu i bordit, deri te secili anëtarë përbëhet nga familjar dhe kryetar degësh dhe nëndegësh të AAK-së, PDK-së dhe Nismës, partive në pushtet”, tha ai.

Ndër të tjera, zyrtari i Vetëvendosjes, tha se tash po bëhen katër muaj ku Qeveria nuk ka marrë asnjë hap për 12 pikat e rezolutës që më herët i ka miratuar Kuvendi i Kosovës. /Kp/Telegrafi/