LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje bën homazhe te shtatorja e Ismail Qemalit

Vetëvendosje bën homazhe te shtatorja e Ismail Qemalit

Me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe tek shtatorja e tij në Prishtinë.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti pas homazheve foli për rëndësinë e kësaj figure dhe të ngjarjeve të kohës, duke thënë se Qemal Vlora është figura me të cilën identifikohet pavarësia e Shqipërisë së cilës i kanë paraprirë shumë kryengritje.


Komunikata e plotë nga Vetëvendosje:

Me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemal Vlorës, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti homazhe në nder të tij para shtatores së vendosur në Prishtinë. Ismail Qemal Vlora është guri i themelit i cili e plotëson dhe e përmbush mozaikun e idealeve të Rilindjes Kombëtare. Emri i tij identifikohet me shpalljen e shtetësisë shqiptare në botë. Shqipëria akoma nuk ia ka dalë të bëhet si Shqipëria e shpallur e pavarur nga Ismail Qemali.Kryetari Albin Kurti pas homazheve foli për rëndësinë e kësaj figure dhe të ngjarjeve të kohës: “Dje është shënuar 120 vjetori i Besëlidhjes Shqiptare, i Lidhjes së Pejës, i Haxhi Zekës, si dhe përvjetori i vrasjes së tribunit dhe heroit tjetër kombëtar, Isa Boletini. Ndërsa sot, këtu para shtatores së Ismail Qemal Vlorës, erdhëm që të bëjmë homazhe me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së tij. Ismail Qemal Vlora është figura me të cilën identifikohet pavarësia e Shqipërisë së cilës i kanë paraprirë shumë kryengritje, shumë organizime, shumë luftra të përgjakshme, shumë vuajtje dhe humbje, gjithandje vilajeteve shqiptare të asaj kohe, të cilat synonin çlirim kombëtar, mëvetësi politike dhe ruajtjen e tërësisë territoriale.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori