LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosja nuk pranon në koalicion parti që kanë keq-qeverisur me vendin

Vetëvendosja nuk pranon në koalicion parti që kanë keq-qeverisur me vendin

Hyrja e koalicionit Nisma – AKR – PD në Kuvendin e Kosovës, ndonëse e ka zvogëluar numrin e deputetëve të LVV-së e të LDK-së për ta bërë Qeverinë, nuk mund ta pamundësojë krijimin e saj. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët theksojnë se pa Nismën dhe me komunitetet joserbe LVV-ja e LDK-ja do ta bëjnë Qeverinë, gjë e cila po konfirmohet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ditë më parë është shprehur se marrja ose jo e Nismës në koalicionin e LDK-së me Vetëvendosjen do të varet nga kjo e fundit, pasi Vetëvendosja është ajo që i ka fituar zgjedhjet dhe ajo që mund të vendosë.


Mirëpo marrja e Nismës në koalicionin LVV – LDK nuk po duket e pranueshme për Vetëvendosjen. Nënkryetarë të kësaj partie janë shprehur se Vetëvendosja do ta respektojë vullnetin e qytetarëve, të cilët përveçqë nuk e duan Nismën në Qeveri, nuk e deshën as në Parlament. “Nisma në fushatë ka deklaruar që është në garë për fitore. Përgjigja e qytetarëve ka qenë shumë e fuqishme, ata jo vetëm që nuk e duan Nismën në qeverisje, por madje nuk e duan fare në Parlament. Mendoj se ne si Vetëvendosje e kemi obligim ta respektojmë këtë qëndrim të qytetarëve”, ka thënë nënkryetari Besnik Bislimi, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndërsa nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, ka deklaruar se LVV-ja e LDK-ja nuk do ta kenë problem ta formojnë Qeverinë edhe pa Nismën, meqë partia e saj dhe LDK-ja i kanë numrat e mjaftueshëm për ta bërë Qeverinë.

“Hyrja e Nismës në Kuvend nuk e paraqet asnjë pengesë në krijimin e Qeverisë. Bisedimet deri tani kanë qenë mjaft të suksesshme dhe ne tashmë bashkë me LDK-në jemi afër përmbylljes së këtij procesi, që besoj shumë se do të kurorëzohet me formimin e Qeverisë së re”, ka deklaruar Kollçaku.

Kollçaku është shprehur se e rëndësishme është në Qeverinë e re të mos ketë parti që kanë keqqeverisur me vendin, pasi kjo ka qenë kërkesë edhe e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Subjektet që kanë keqqeverisur deri tani do të duhej të mbesin në opozitë që të gjitha, sepse në njëfarë mënyre ato e kanë marrë përgjigjen prej elektoratit. Një gjë e tillë do të ishte më e shëndetshme për të gjithë qytetarët deri në reflektimin e këtyre partive”, ka thënë ajo.

Ndërsa duke folur për kushtëzimet e komuniteteve joserbe për pjesëmarrje në Qeveri, Kollçaku është shprehur se do të ishte e papranueshme dhe joserioze nëse do të ketë një qasje të tillë kushtëzuese ose nëse do të kishte vetëpërjashtim të tyre nga Qeveria, meqë një gjë e tillë nuk ka qenë e shfaqur më parë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori