LAJMI I FUNDIT:

Veteranët kërcënojnë me protesta, nëse nuk i marrin pensionet deri të premten

Veteranët kërcënojnë me protesta, nëse nuk i marrin pensionet deri të premten

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i kanë dhënë ultimatum institucioneve të Kosovës, që nëse deri të premten nuk i marrin pagat e tyre deri të premten, do të organizojnë protesta para Kuvendit të Kosovës dhe do ta bojkotojnë procesin zgjedhor, të 22 tetorit.

Kështu ka deklaruar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë së Çlirimtare të Kosovës (OVL – UÇK), Hysni Gucati, i cili theksoi se tash e tre muaj veteranët nuk i kanë marrë pensionet.

Gucati tha se veteranët janë në gjend të rëndë financiare, ngase paga e fundit për ta ka qenë 52 euro në muajin gusht, duke shtuar se
“Qeveria dhe Kuvendi duhet që ta votojnë sa më parë rishikimin e buxhetit për të dal nga kriza financiare që kanë ish- ushtarët e lirisë”.

“Nëse pagat nuk dalin deri të premten, frikën dhe llogarinë duhet ta mbajnë partitë politike për votat e tyre, sepse ka veteranë që nuk do të votojnë fare për shkak të hidhërimit që nuk i kanë marrë pagat qe tre muaj. Edhe nuk jam i detyruar të dal t’iu them veteranëve, dilni votoni subjektet politike apo kandidatin e juaj të preferuar, për arsye se kanë të drejtë veteranët të hidhërohen në këtë aspekt. Unë i kisha bërë apel Parlamentit dhe ministrave të Qeverisë, që t’i lirojnë mjetet sa më shpejt dhe sa më parë, mos të na detyrojnë neve të dalim në rrugë”, u shpreh Gucati. /Telegrafi/