LAJMI I FUNDIT:

Vetëm zgjedhjet e lira mund të kthejnë besimin e shqiptarëve në vendin e tyre

Vetëm zgjedhjet e lira mund të kthejnë besimin e shqiptarëve në vendin e tyre

Lideri i Partisë Demokratike (PD) Lulzim Basha ka takuar eurodeputetin Knut Fleckenstein dhe ka treguar se gjatë bisedës me të ndau shqetësimet e aktualitetit politik dhe te situatës post-zgjedhore në Shqipëri.

“Me Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eurodeputetin Knut Flekenstein, ndava shqetësimet e aktualitetit politik dhe te situatës post-zgjedhore në Shqipëri. Këto zgjedhje, treguan se kauzat tona për dekriminalizimin, kundër drogës, dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë kauzat më jetike sot për vendin.


Vura në dukje faktin se tashmë janë edhe shtetet anëtare te BE, institucionet e BE, por edhe Europoli, që po evidentojnë me forcë problemin e kultivimit dhe trafiqeve të drogës në Shqipëri dhe rritjen e krimit të organizuar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe ne vende te BE.

PD ka bërë një luftë të hapur ndaj kanabizimit të Shqipërisë për katër vitet e fundit, dhe situata nuk do të ishte e tillë sot, nëse do të kishte patur më shumë vëmendje dhe qëndrime të qarta nga institucionet ndërkombëtare. Fatkeqësisht sot, raporte të tilla kanë nxitur diskutimin e regjimit të vizave për shqiptarët”, shprehet Basha.

Ai theksoi se Reforma Zgjedhore është hapi i parë për adresimin e disa prej këtyre problemeve, në veçanti përmes votimit dhe numërimit elektronik dhe identifikimit biometrik të zgjedhësve. “Angazhimi nga ana e qeverisë e eksponentëve të krimit të organizuar, mbështetja e tyre për t’u përfshirë në politikë dhe për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal si trafikun e drogave, e ka lidhur fatin e qeverisë dhe maxhorancës me këta faktorë dhe jo me fatin e qytetarëve”.

Zgjedhjet e fundit e provuan përsëri këtë gjë, ku përfshirja e krimit të organizuar dhe parave të drogës, prodhoi një mazhorancë fiktive që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Reforma zgjedhore është hapi i parë për adresimin e disa prej këtyre problemeve, në veçanti përmes votimit dhe numërimit elektronik dhe identifikimit biometrik të zgjedhësve. Këto ndryshime janë thelbësore për fatin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe minimizimin e fenomenit të shitblerjes së votës.

Po kështu, duhet reformë e sistemit politik në Shqipëri, për të kufizuar dhe kontrolluar pushtetin, duke nisur me një parlament që nuk është thjesht vegël e qeverise, por mbikëqyrës dhe kontrollues i saj.

Vetëm zgjedhjet e lira mund të rikthejnë besimin dhe shpresën dhe të ndalin eksodin e shqiptarëve që largohen drejt Bashkimit Europian, sepse u mohohet e drejta për ndryshim përmes votës në vendin e tyre”, deklaron Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori