Vetëm për një afat – pesë transferimet që Barcelona ia rrëmbeu Chelseat nga dora

Jules Kounde nuk është rasti i fundit që Barcelona e lë Chelsean me “gishta në gojë”.
Blaugranasit po vazhdojnë të jenë të frikshëm në këtë afat kalimtar, derisa e gjithë bota po flet se si në një “krizë financiare”, po ia dalin t’i bëjnë gjithë këto transferime.
Lufta mes Barcelonës dhe Chelseat fillojë me Ousmane Dembelen që ishte me një këmbë jashtë “Camp Nou”-t.
Kontrata e tij me katalunasit skadoi më 30 qershor dhe mediat spanjolle e ato angleze e bënin të kryer kalimin e francezit në “Stamford Bridge” dhe ky do të ishte transferimi i madh i pronarëve të rinj.
Mirëpo, Barcelona e bindi Dembelen që të rinovonte kontratën deri në vitin 2024, duke i lënë Blutë në shikimin e opsioneve të tjera.
Kështu, Chelsea gjeti Raphinhan e Leeds United dhe marrëveshja mes të dyja klubeve u arrit shumë shpejtë për shumën e 64 milionë eurove.
Mirëpo, në garë ishte edhe Arsenali e Barcelona, derisa lojtari vendosi t’i priste këta të fundit deri në aktivizimin e levës së parë financiare, për ta kompletuar transferimin dhe kjo gjë ndodhi.
Robert Lewandowski që tashmë i kishte bërë me dije Bayern Munichut se e dëshiron largimin nga “Allianz Arena”, kishte alarmuar klubet evropiane.
Chelsea menjëherë synoi ta transferonte polakun, por edhe kësaj here – Barcelona ishte e shpejt dhe polaku e ndau mendjen që t’i bashkohej vetëm gjigantit katalanas.
Një tjetër rast edhe më i rëndë është kur Andreas Christensen nuk vendoi të rinovonte më kontratën me skuadrën londineze, atëherë Barcelona ndërhyri dhe e mori si transferim të lirë.
Këta mund të mos jenë rastet e vetme, pasi Barcelona mund ta çoj në shtatë numrin e lojtarëve që i rrëmben para syve Chelseat.
Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso po e kërkojnë transferimin te Blaugranasit dhe tani raportohet se Thomas Tuchel e pronarët e rinj të londinezëve janë të acaruar nga kjo sjellje e Barcelonës dhe mund t’i bllokojnë të dy lëvizjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Pesë ekipet që kanë mbledhur më shumë pikë më 2025, do të befasoheni nga vendi i dytë dhe tretë

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe