LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një pikë për Dortmundin në sfidën me Augsburgun

Vetëm një pikë për Dortmundin në sfidën me Augsburgun

Dortmundi i ka ndarë pikët me Augsburgun në kuadër të javës së 24-të në Bundelsiga, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Verdhëezinjtë shkuan në pushimin e pjesës së parë me epërsi, pasi Thorgan Hazard shënoi në minutën e 35-të me një asistim të Dahoud.


Por, 45 minutat e dytë ishin më të dobët nga ta, shkaku që pranuan golin e barazimit.

Ishte minuta e 78-të, kur Noah-Joel Sarenren-Bazee i barazoi shifrat në 1-1 për Augsburgun.

Dortmundi tentoi që deri në minutat e fundit të takimit të merrte tre pikë, mirëpo nuk ia dolën.

Pas javës së 24-të, Dortmundi ka arkëtuar 50 pikë, tetë më pak se lider Bayern Munichu. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore