LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një dritare duhet të jetë e hapur gjatë vapës! Përndryshe, do të jetë edhe më keq – ja çfarë ndodh me të tjerët…

Vetëm një dritare duhet të jetë e hapur gjatë vapës! Përndryshe, do të jetë edhe më keq – ja çfarë ndodh me të tjerët…

A duhet që dritaret të jenë të hapura apo të mbyllura gjatë vapës!

Ata që nuk kanë kondicioner në shtëpi, e dinë se sa e padurueshme është bërë në këtë vapë përvëluese.


A duhet të nxitojmë të hapim dritaren për të marrë pak ajër të freskët (por ende të nxehtë)? Çfarë është më mirë gjatë një vale të të nxehtit – të mbani dritare të hapura apo të mbyllura?

Profesori në Universitetin e Nottinghamit, Amin Al-Habaibeh thotë se është thelbësore që ne të shmangim efektin serrë, sepse ai rrit temperaturën në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Pra, nëse keni një tarracë të mbyllur, ballkon ose kopsht dimëror, është e rëndësishme t’i mbani dritaret hapur gjatë ditës.

Sa u përket dritareve në shtëpi, hapini kur temperatura brenda bëhet më e lartë se jashtë. Përndryshe mbajini të mbyllura, thotë profesori.

Gjithashtu, psikologia Lindsay Browning pajtohet se është më mirë t’i mbani dritaret hapur.

“Ju nuk dëshironi që ajri i jashtëm të hyjë në shtëpi dhe ta ngrohë atë. Por kur dielli perëndon dhe ajri jashtë fillon të ftohet, është një ide e mrekullueshme të hapni dritaret për të sjellë flladin në dhomën e gjumit,” tha ajo.

Gjithashtu, mbroni nga nxehtësia dhomat me pamje nga dielli duke ulur grilat dhe duke tërhequr perdet gjatë ditës. Dhe nëse keni kondicioner, sigurisht që duhet të mbyllen, në mënyrë që ajri më i freskët të qarkullojë. /Telegrafi/