LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 30 për qind e rusëve nuk besojnë se Alexei Navalny është helmuar nga Kremlini

Vetëm 30 për qind e rusëve nuk besojnë se Alexei Navalny është helmuar nga Kremlini

Një e treta e rusëve besojnë se figura kryesore e opozitës Alexei Navalny nuk është helmuar me agjentin nervor Novichok nga Kremlini.

Sipas agjencisë së sondazheve Levada Center, që e kreu anketën ndërmjet datës 21-23 dhjetor, 30 për qind e të respondetëve thanë që incidenti ishte “inskenuar”.


Vetëm 15 për qind janë pajtuar me vlerësimin se, autoritetet ruse kryen helmimin në një përpjekje për të “eliminuar një kundërshtar politik”.

Sondazhi vjen pasi Departamenti amerikan i Shtetit hodhi fajin për helmimin e Navalnyt nga Shërbimi Federal të Sigurisë të Rusisë (FSB).

Departamenti i Shtetit akuzoi autoritetet ruse për promovimin e “teorive të shumta, shpesh kontradiktore, konspirative” si një “mjet për të shmangur vëmendjen nga pyetjet serioze para qeverisë ruse”.

Bashkimi Evropian ka sanksionuar gjashtë zyrtarë rusë dhe një institut shkencor lidhur me helmimin.

Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017
Lexo po ashtu Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017

Një hulumtim i përbashkët midis Bellingcat, The Insider, Der Spiegel dhe CNN, ka zbuluar të dhëna që implikojnë FSB-në në helmimin e kundërshtarit të Vladimir Putinit.

Sipas raportimit, helmimi që ndodhi në muajin gusht 2020, duket se ka ndodhur pas viteve të mbikëqyrjes, i cili filloi në vitin 2017 menjëherë pasi Navalny njoftoi për herë të parë qëllimin e tij për të kandiduar për president të Rusisë.

Kujtojmë se më 20 gusht, Navalny filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Ai ishte dërguar në Gjermani për trajtim. Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se ai ishte helmuar me Novichok. /RTK/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori