LAJMI I FUNDIT:

Me vetëm 3.700 turistë në vit, ky është vendi më pak i vizituar në botë

Me vetëm 3.700 turistë në vit, ky është vendi më pak i vizituar në botë

A keni pyetur ndonjëherë cili është vendi më pak i vizituar në botë?

Organizata Botërore e Turizmit ka përgjigjen për vitin 2023, ai është një shtet ishull në Oqeanin Paqësor, në veri të Fixhit dhe në jug të Kiribatit.


Quhet Tuvalu dhe është vendi i dytë më pak i populluar në botë, pas Vatikanit.

Edhe pse ka pak vizitorë, është një vend shumë i bukur. Është plot me plazhe me rërë të rrethuar nga deti tirkiz.

Ndodhet në një vend të izoluar dhe me lidhje të dobët, prandaj vetëm rreth 3.700 turistë e vizitojnë këtë vend në vit. Megjithatë, për aventurierët dhe njerëzit që kërkojnë paqe, ky është një destinacion i mrekullueshëm, transmeton Telegrafi.

Plazhet janë të zbrazura sepse ishujt nuk janë të ndërtuar, ndërsa popullsia është vetëm 10,000 banorë dhe e shpërndarë përgjatë ishujve. Por ekziston një kulturë e fortë tradicionale vendore, e cila mbahet gjallë nga njerëzit e Tuvalus. Ju mund të shikoni vallëzime tradicionale, gdhendje druri e disa aktivitete tjera nga vendasit.

Katër ishujt dhe pesë atolet që përbëjnë vendin kanë një masë totale tokësore prej rreth 26 kilometrash katrorë, që e bën atë vendin e katërt më të vogël në botë.

Ishulli kryesor është Funafuti, i cili gjendet në pjesën perëndimore dhe është vendi ideal për zhytje në ujë.

Nëse planifikoni të vizitoni Tuvalun, mënyra më e lehtë për të arritur atje është me aeroplan nëpërmjet Fixhit, por fluturimet direkte janë shumë të rralla. Mund të arrihet edhe me fluturim direkt, i cili zgjat nga tre deri në pesë orë, nga Sidnej.

Por pavarësisht frekuentimit të ulët dhe izolimit, Tuvalu është një sensacion në rrjetet sociale ku kënaq përdoruesit me plazhet dhe detin e tij të bukur.

Dhjetë vendet më pak të vizituara në botë:

Tuvalu – 3700 vizita në vit
Ishujt Marshall – 6100 vizita në vit
Niue – 10,000 vizita në vit
Kiribati – 12,000 vizita në vit
Mikronezia – 18,000 vizita në vit
Montserat – 19,300 vizita në vit
Ishujt Solomon – 29,000 vizita në vit
Sao Tome dhe Principe – 34,900 vizita në vit
Komoros – 45,000 vizita në vit
Guinea-Bissau – 52,000 vizita në vit

/Telegrafi/