LAJMI I FUNDIT:

Vetë aksident në Gllarevë të Klinës

Vetë aksident në Gllarevë të Klinës

Një vetë aksident ka ndodhur sot rreth orës 10:00 të mëngjesit, në Gllarevë të Klinës.

Një lexues i Telegrafit ka dërguar fotografi të aksidentit, ku shihet një veturë e cila ka dal nga rruga duke përfunduar poshtë saj.


Lexuesi ka treguar se disa persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, mirëpo  nuk dihet saktë numri i tyre.

Sipas lexuesve, shkaku kryesorë i këtij vet aksidenti është përdorimi i telefonit mobil.

“Dalja e makinës nga rruga. Shkaktar kryesor telefoni. Shoferi ka qene duke fol në telefon sepse ndodhi para syve tonë”, i ka thënë një lexues Telegrafit. /Telegrafi/