LAJMI I FUNDIT:

Vetë-aksident në Ferizaj, lëndohet një person

Vetë-aksident në Ferizaj, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti i cili ka ndodhur të premten në mbrëmje rreth orës 23:20 në rrugën “Enver Topalli”, në Ferizaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.


Sipas tij, deri te vetë-aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë.

“Në orën 23:20 ka ndodhur një vetë-aksident në rrugën ‘Enver Topalli’. Shoferi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/