LAJMI I FUNDIT:

I veshur si papagall, reklamon shtëpinë që e ka nxjerr në shitje (Foto)

I veshur si papagall, reklamon shtëpinë që e ka nxjerr në shitje (Foto)

Pronari i një shtëpie në Bolton të Anglisë është veshur si papagall dhe ka prezantuar pronën që e ka nxjerr në shitje.

Megjithëse shtëpia që kushton mbi 300 mijë euro është luksoze dhe e dekoruar mirë, shfaqja e maskës së zogut tropikal, ka bërë që fotografitë të pëlqehen shumë, transmeton Telegrafi.


Për këtë arsye, llogaria ku janë postuar fotografitë ka marrë shumë pëlqime, ndërsa nuk kanë munguar kërkesat për ta vizituar objektin e banimit me tre dhoma gjumi.

“Kuzhina ka pllaka graniti dhe hapësirat janë të gjëra, por më shumë po më pëlqen papagalli”, është një koment lidhur me rastin.

Madje, ka të tillë që së bashku me shtëpinë, kanë dëshirë ta mbajnë edhe kostumin.

Por, mbetet mister pronari dhe përzgjedhja e tij për këtë veshje. /Telegrafi/