Që në fëmijëri, na kanë mësuar që veshjet me ngjyrë të errët, e sidomos e zeza, nuk duhen mbajtur në verë sepse me to do të “plasim nga vapa”
Sipas atyre që dimë, ngjyra e zezë përthith më shumë rrezatim diellor, ndërsa e bardha na mban më të freskët.
E vërteta, sipas ekspertëve, është që ngjyrat e errëta na mbajnë të freskët në verë dhe ky pretendim është i mbështetur si nga fizika ashtu edhe nga biologjia.
Mënyra e përthithjes së rrezeve të diellit nuk varet vetëm nga ngjyrat e rrobave që mbajmë veshur. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën si djersitet individi, temperatura e gjakut e tij dhe organizmi në përgjithësi.
Kur rrezet e diellit bien mbi një rrobë të bardhë, drita reflektohet sërish në drejtim të organizmit që do të thotë se temperatura e brendshme është më e lartë tek një person që vesh të bardha.
Sipas ekspertëve, ngjyra më e mirë për t’u mbrojtur nga nxehtësia është e zeza. E zeza përthith çdo gjë që vjen nga dielli por edhe energjinë e trupit të cilën e nxjerr jashtë, shkruan Living.
Njerëzit që jetojnë në shkretëtirë veshin gjithmonë rroba të trasha, me mëngë të gjata dhe në ngjyrë të errët. Ata besojnë se ngjyra e zezë përthith më shumë nxehtësi, por ajo mbeten aty në rrobë dhe nuk arrin në lëkurë duke e përcëlluar njeriun.
Tek rasti i të bardhës ndryshon puna. Trupi rrezaton nxehtësi dhe ngjyra e bardhë e kthen atë sërish mbrapsht duke krijuar një efekt sobë në trup.
Avantazhi i mëngëve të gjata
Ekspertët marrin sërish për shembull beduinët e shkretëtirës të cilët vishen me mëngë të gjata e rroba të trasha, sidomos në verë. Sipas tyre, rrobat me mëngë të gjata mund ta mbajnë lëkurën të thatë e të freskët. Ato mundësojnë avullimin më të shpejtë të djersës dhe krijojnë korridore ajrosjeje mes lëkurës dhe rrobës.
Për më tepër, rrobat me mëngë të gjata na mbrojnë krahët nga djegia dhe dëmtimet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri