LAJMI I FUNDIT:

Veseli vuri gurthemelin e shkollës së re “Ismet Rraci” në Klinë (Foto)

Veseli vuri gurthemelin e shkollës së re “Ismet Rraci” në Klinë (Foto)

Kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Kadri Veseli, sot ka vënë gurthemelin e shkollës së re “Ismet Rraci” në Klinë.

Veseli ka thënë se investimi në edukim është interes nacional i shtetit tonë të ri.


Sipas kryeparlamentarit Veseli, investimi në infrastrukturën fizike është i domosdoshëm, por ajo që Kosovës i duhet urgjentisht është edhe investimi në cilësinë e edukimit, të cilin e marrin fëmijët dhe të rinjtë tanë.

“Shkolla që sot po përurojmë, mbanë emrin e një burri të nderuar të Klinës, një aktivisti të palodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, emrin ish-kryetarit të komunës së Klinës”, ka thënë Veseli.

Kreu i Kuvendit ka thënë se raportet e fundit ndërkombëtare flasin për një gjendje jo të kënaqshme në këtë fushë.

“E kam fjalën për studimin e organizatës ndërkombëtare ‘PISA’, e cila na radhitë shumë poshtë në matjen e nivelit të shkathtësive dhe diturive që fitojnë sot fëmijët në shkollat tona. Këtë gjendje nuk mund ta tolerojmë. Nuk mund të ketë më justifikime për mosveprim në reformimin e sistemit edukativ në Kosovë”, është shprehur Veseli.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se Kosova ka mundësi dhe kapacitete për të ndryshuar gjendjen. Investimi në edukim, ka shtuar Veseli, është investim në të ardhmen e shtetit.

“Ne duhet të punojmë që fëmijët tanë të marrin një edukim bashkëkohor, në mënyrë që nesër ata të mund të jenë konkurrentë me moshatarët e tyre në tregun e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Duke i uruar arsimtarët dhe nxënësit për nisjen e punimeve për ndërtimin e shkollës së re në Klinë, kryeparlamentari Veseli ka kërkuar nga ta që me punë ta nderojnë emrin që mbanë kjo shkollë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori