LAJMI I FUNDIT:

Veseli viziton famijen Dvorani që për lirinë e Kosovës dha 5 djem

Veseli viziton famijen Dvorani që për lirinë e Kosovës dha 5 djem

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot familjen Dvorani në Terstenik të Drenasit në 20 vjetorin e vrasjes së 5 djemve të saj nga forcat serbe.

Kryeparlamentari Veseli u prit nga familjarët e dëshmorëve dhe martirëve të UÇK-së, të cilët e falënderuan për vizitën dhe kujdesin.


Vëllai i 5 dëshmorëve e martirëve të vrarë nga forcat serbe, Hajrizi, i tregoi kryetarit se dy djemt e vegjël të tij mbajnë emrat e dy prej 5 vëllezërve të vrarë.

Kryeparlamentari Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se dy djelmoshat e familjes Dvorani do të mbajnë me krenari emrat e axhallarëve të tyre dëshmorë dhe do të përtrijnë familjen Dvorani.

“Në 20 vjetorin e rënies së pesë vëllezërve dëshmorë të familjes Dvorani, sot vizitova familjen e tyre në Tërstenik të Drenasit. Dëshmorët Avni, Hysni, Haki, Veli dhe Lumni Dvorani dhanë gjithçka dhe jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Vogëlushat Hysniu dhe Avniu janë fëmijët e Hajrizit – vëllait të vetëm të dëshmorëve Dvorani. Ata mbajnë me krenari emrat e axhallarëve të tyre dëshmorë dhe do të përtrijnë familjen Dvorani”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori