LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Rahovec thotë se Vehapi është kryetari më i mirë

Veseli në Rahovec thotë se Vehapi është kryetari më i mirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se programi i kandidatit për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi, është platforma e cila është pranë gjithë qytetarëve.

“Ne e kemi një partneritet qeverisës në Komunën e Rahovecit dhe nuk e di a kemi kryetar më të denjë sesa Idriz Vehapi. Në aspektin familjar, njeri shumë i dashur. Në aspektin publik, njeri i vendosur. Me Idriz Vehapin Rahoveci ka perspektivë, është afër fermerit, vreshtorit, bujkut dhe pa lajka. Kush është forca e ndryshimit të Rahovecit? Jeni ju, qytetarët. Ajo çka na duhet sot është zhvillimi dhe kjo është ajo që do ta bëjnë PDK-ja bashkë me kryetarët e komunave”, ka thënë Veseli.


Kreu i PDK-së gjatë takimit me vreshtarët e Rahovecit ka potencuar rëndësinë që ka sektori i vreshtarisë në ekonominë vendore, ndërsa tha se vazhdon të mbetet plagë për Kosovën çështja e të të punësuarve.

Ndërkohë, Vehapi, i cili garon në zgjedhjet lokale për mandatin e dytë, ka thënë se edhe në mandatin e ri do të jetë sërish kryetari që bën më se shumti trysni tek institucionet e vendit sa i përket sektorit të bujqësisë.

Ndryshe, shpalosja e programit qeverisës të PDK-së për qytetin e Rahovecit do të bëhet në orën 19:30, në shtëpinë e kulturës në Rahovec. /KP/