Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Digitalks”, që po mbahet në Prishtinë, dhe është e organizuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndermarrësisë, ku i ka dhënë mbështetje të plotë sektorit të inovacionit dhe ndërmarrësisë, që, sipas Veselit po e zhvillon dhe do të krijojë shumë mundësi të reja për rininë inovatore të Kosovës.
“Teknologjia informative sot është parametri themelor që përcakton nivelin e zhvillimit ekonomik të një vendi dhe ne duhet të jemi të përgatitur që të kapim ritmet e zhvillimeve që po ndodhin në këtë sektor. Ne kemi popullatën më të re në Evropë, por ky fakt vetvetiu nuk nënkupton zhvillim. Duhet ta aftësojmë, ta përgatisim këtë popullatë të re, për të qenë pjesë aktive e trendeve bashkëkohore të zhvillimit ekonomik. Ky ka qenë qëllimi pse kemi vendosur të krijojmë Ministrinë e Inovacionit, në mënyrë që të gjitha idetë dhe projektet inovative të të rinjve të Kosovës, të mbështeten praktikisht. Rëndësia e kësaj mbështetjeje është e shumëfishtë: krijohet besimi se idetë e tyre të rinjtë e Kosovës mund t’i realizojnë në vendin e tyre. Kjo sjell natyrshëm vende të reja të punës dhe bashkë me vendet e punës edhe mentalitetin se të rinjtë tanë nuk duhet të jenë vetëm punëkërkues, por edhe punëkrijues”, tha Veseli.
Kreu i Kuvendit, i cili ishte edhe iniciator i themelimit të Ministrisë Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, tha se do të vazhdojë ta mbështesë çdo iniciativë për mbështetjen e të rinjve inovatorë që ka Kosova, sepse, siç tha ai, këta të rinj do të jenë e ardhshmja që garanton forcim të shtetit dhe zhvillim ekonomik.
“Sot jam këtu për t’u dhënë gjithë përkrahjen time. Do të rriten edhe më shumë fondet e Ministrisë që shkojnë në përkrahje të ideve dhe projekteve inovative. Sot vendi ynë ka nevojë që jo vetëm njerëzit, por edhe idetë e tyre ekonomike të qëndrojnë këtu dhe të bëhen faktorë në zhvillimin ekonomik. Tani që kemi përfunduar autostradat infrastrukturore, është koha që të lëvizim në drejtim të krijimit të autostradës digjitale të Kosovës. Si në rastin e parë, edhe në të dytin, ne kemi gjithë potencialin të jemi më të mirët në rajon”, tha kryeparlamentari Kadri Veseli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit