LAJMI I FUNDIT:

Veseli mori pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Boshnjakëve

Veseli mori pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Boshnjakëve

Me rastin e 28 shtatorit – Ditës së Boshnjakëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në manifestimin, i cili u organizua sot në Prizren për nder të kësaj dite.

Duke i uruar qytetarët boshnjakë dhe përfaqësuesit këtij komuniteti për ditën e tyre, si dhe mysafirët nga vende të rajonit, kryeparlamentari Veseli tha se ndihet mirë në këtë ambient të ngrohtë, sepse, siç theksoi ai, rrugëtimi për një Kosovë të zhvilluar dhe me mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj, ishte dhe është i përbashkët.


Ai tha se këto marrëdhënie, të ndërtuara gjatë kësaj ecjeje të përbashkët, sot janë shembull se si një vend, dallimet e veta etnike i konsideron vlerë dhe pasuri shpirtërore, por edhe fuqi krijuese dhe zhvillimore.

“Çdo herë do ta kujtojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe sfidat në kohërat më të vështira, gjatë ndërtimit të shtetësisë, institucioneve dhe shoqërisë tolerante, për të gjithë qytetarët. Ne jemi në partneritet të ngushtë gjatë veprimtarisë së përditshme politike e shoqërore, dhe për këtë jemi krenarë”, theksoi Veseli, transmeton Telegrafi.

Veseli tha se që nga dita e parë e marrjes së detyrës së kryetarit të Kuvendit, është angazhuar personalisht që bashkëpunimi të jetë i përditshëm, me qëllim të përmirësimit të gjendjes në të gjitha nivelet, posaçërisht të cilësisë së jetës së çdo familjeje boshnjake dhe të komuniteteve të tjera pa dallim.

Duke falënderuar komunitetin boshnjak për kontributin e jashtëzakonshëm institucional në forcimin e shtetësisë së vendit tonë, kryeparlamentari Veseli tha se angazhimi i pjesëtarëve të këtij komuniteti, si dhe të atij turk, në shoqërinë tonë, është shumë i rëndësishëm.

“Gjendemi në Prizren dhe kjo nuk është rastësi, sepse pa praninë e boshnjakëve dhe turqve, ky qytet nuk do të ishte çfarë është, me shumë kultura dhe tolerancë. Qyteti i Prizrenit është krenaria jonë dhe është model jo vetëm për vendin tonë, por për regjionin. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë, të ndërtojmë së bashku Republikën e Kosovës dhe të ecim në rrugëtimin euro-atlantik”, theksoi kryetari Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori