LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Këto zgjedhje vendosin pro ose kundër aleatëve

Veseli: Këto zgjedhje vendosin pro ose kundër aleatëve

​Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli , ka pritur sot në takime lamtumirëse ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe atë të Kroacisë, të cilët i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vendeve të tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Veseli ka thënë se falë luftës së UÇK-së në njërën anë dhe krijimit të partneritetit me aleatët perëndimorë, Kosova ka arritur lirinë dhe pavarësinë.


Andaj, ai thekson se këto zgjedhje do të jenë vendimtare ku qytetarët do të vendosin pro atyre që ruajnë dhe forcojnë aleancat me miqtë ndërkombëtarë, apo pro atyre që i trajtojnë partnerët ndërkombëtarë si të ishin armiq dhe e lënë Kosovën të vetmuar.

Statusi i plotë i Kadri Veselit

Mëngjesin e sotshëm e kalova me disa miq ambasadorë që po përfundojnë mandatin e tyre në Kosovë. Ambasadorit britanik Ruairí O’Connell dhe ambasadores kroate, Marija Kapitanoviq, iu shpreha mirënjohjen për kontributin e dhënë gjatë kohës që kanë shërbyer në Kosovë dhe iu urova punë të mbarë në detyrat e tyre të ardhshme.

Kosova e arriti pavarësinë e saj fal luftës së guximshme të UÇK-së nga njëra anë dhe duke ndërtuar një koalicion të fuqishëm me partnerët ndërkombëtarë nga ana tjetër. Një nga temat për të cilat qytetarët do të duhet të vendosin në zgjedhjet e ardhshme është nëse Kosova do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet e saj të veçanta me aleatët tanë apo do t’i trajtojë partnerët tanë si të ishin armiq dhe të përpiqet të mbijetojë e vetmuar.

Unë gjithmonë kam besuar në partneritet. Unë mendoj se për të pasur sukses dhe prosperitet duhet të ruajmë marrëdhëniet speciale që kemi ndërtuar me SHBA dhe BE-në. Unë jam i bindur se duke dëmtuar këtë lidhje dëmtohet Kosova, prandaj ne nuk duhet ta lejojmë që të ndodh kjo gjë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori