Veseli: Këtë vit Peja është më e fortë

Peja e ka filluar furishëm edicionin e ri dhe nuk ka treguar fare mëshirë për rivalin vendas, Besën, duke e mundur me rezultat 89:73. Për pejanët është një fitore pothuajse edhe e parashikuar me një rezultat bindës, por që në fakt nga rivali i qyteti ishte pritur një rezistencë më e madhe.
Peja që synon të gjitha trofetë ka në petkun saj basketbollistë më përvojë si: Alban Veseli, Samir Shaptahoviqi, Drilon Hajrizi, Hrvoje Puljko etj.
Veseli ishte prej më të dalluarve dhe realizoi 19 pikë. Basketbollisti që pas një kohe u rikthye sërish në Pejë, pasi edicionin e kaluar luajti për Sigal Prishtinën. Ai mendon se nuk ka rivalë të lehtë në ETC Superligë por premton se do të janë një ekip edhe më e fortë.
“Peja këtë vit mendoj se është më e organizuar dhe më e qartë në objektivat e saja”, thotë basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, për BotaSot. /Telegrafi/



















































