LAJMI I FUNDIT:

Veseli i kënaqur me zgjedhjet në PDK për Dekadën e Re

Veseli i kënaqur me zgjedhjet në PDK për Dekadën e Re

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka vlerësuar shumë të suksesshme zgjedhjet e deritashme në PDK ku janë mbajtur qindra kuvende zgjedhore nëpër nëndegë e ku janë zgjedhur intelektualë e qytetarë të profileve të ndryshme që janë bërë pjesë e PDK-së për Dekadën e Re.

Kreu i PDK-së ka shkruar në faqen e PDK-së se deri sot janë zgjedhur strukturat e reja në 390 nëndegë, ndërsa ka veçuar faktin se reformat e paralajmëruara kanë marrë mbështetjen e gjithë anëtarësisë së PDK-së.


“Një proces zgjedhor fantastik është duke u zhvilluar në PDK. Deri më tani, në 390 nëndegë janë mbajtur zgjedhjet, në një frymë shembullore demokratike, transparente dhe të hapur për përfshirjen e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për vendin dhe Partinë Demokratike të Kosovës. Në 8 degë, nga 39 që i ka PDK, tani janë zgjedhur kryetarët e rinj, të cilët i uroj për përgjegjësinë e re që kanë marrë.

Sot kishim një proces shembullor demokratik në degën e PDK-së në Shtime, e në të cilin u zgjodh kryetar dege Rrahman Jakupi. Në mënyre të veçantë dua t’i falënderoj kryetarët e deritanishëm Fehmi Mujotën e Naim Ismajlin, si dhe deputetin Fatmir Xhelili, të cilët me një gjest të lartë qytetarie hoqën dorë nga kandidimi, për tu dhënë hapësirë dhe shancë gjeneratave të reja, energjisë dhe vizionit të tyre për komunën dhe shtetin.

Kjo është Partia Demokratike e Kosovës, një gërshetim gjeneratash dhe bashkim vlerash, për Kosovën, për fuqizimin politik dhe zhvillimin ekonomik të saj. Kjo është Dekada e Re”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori