Përzgjedhja e liderit të ri ka sjellë debate të shumta në Big Brother VIP Albania 3.

Vesa Smolica është ajo që ka marrë radhën këtë herë, deri në zgjedhjen e liderit të ri.


Mirëpo, këtë nuk e pritën mirë të gjithë e veçanërisht banorja Ilnisa Agolli.

Screenshot 23 3 Foto: Screenshot/Instagram

Sipas saj, zgjedhja e liderit të ri është bërë me komplot, ku Vesa ka mbledhur të gjithë grupin e saj për ta votuar.

Vesa dhe Ilnisa në ndërkohë janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa po qëndronin në kuzhinë.

Screenshot 24 2 Foto: Screenshot/Instagram

Pjesë nga debati i tyre: Vesa Smolica: Nuk e di, vetëm ti nuk ke respekt se e gjithë shtëpia ka respekt për mua.

Ilnisa Agolli: Ti si vajzë dhe si udhëheqëse apo komplotistja e vitit, respekti zero.

Vesa Smolica: Frikacake, të dridhen këmbët prej meje.

Ilnisa Agolli: Kujt, mua? Aman, ma hap atë derën me dorën tënde, të dalë me kokën lart.

Vesa Smolica: Do ta bëj pa merak. Unë edhe në momentin që debatoj, të respektoj. Dhe kryej punë deri në fund.

Ilnisa Agolli: Mendo për nominimet, se e di shumë mirë ti që nuk e kam tek lideri unë.

Vesa Smolica: A prandaj je e frikksuar ti, për avantazhin që ka lideri. /Telegrafi/