Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, tashmë prej disa vitesh është shpërngulur dhe jeton në Zelandë të Re.

Së bashku me bashkëshortin e saj, Big Basta, dhe djalin e tyre Lianin, familja kanë gjetur paqen dhe një jetë më të mirë në kontienntin oqeanik.


Teksa rëndom në hemisferën tjetër të globit temperaturat janë në minus, në vendin e largët të Zelandës së Re, aktualisht është verë.

Këngëtarja nga Prishtina e cila është mjaft aktive në Instagram, ka ndarë me ndjekësit e saj së fundmi një fotografi në bikini, ku shfaqet duke shijuar kohën me diell.

unknown 321657992 874284873717710 5369071939912529184 n

Ajo ka pozuar me bikini ngjyrë rozë, duke vënë në pah linjat e saj trupore.

"Na erdh dita edhe neve", shkroi këngëtarja e hitit "Jemi dhe s'jemi" në mbishkrimin e këtyre fotografive.

unknown 322019051 1406213389785488 7922926142456962778 n Foto: Vesa Luma/Instagram

Vesa përndryshe ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, njashtu si edhe bashkëshorti i saj reper. /Telegrafi/