LAJMI I FUNDIT:

Versioni kinez i Fortnite do të mbyllet në nëntor

Versioni kinez i Fortnite do të mbyllet në nëntor

Fortress Night, versioni kinez i lojës popullore Fortnite, do të mbyllet në fund të këtij muaji.

Epic Games, e cila zotëron Fortnite, deri më tani nuk ka dhënë asnjë arsye për vendimin për të mbyllur lojën, përcjell Telegrafi.


Një njoftim tha se loja, e cila ka qenë e disponueshme në Kinë si “provë” për dy vjet, do të përfundojë më 15 nëntor.

Ndryshe, Kina vendos kufizime strikte për kohën që fëmijët mund të kalojnë duke luajtur lojëra online.

Ndërkohë bëhet e ditur se shumë lojëra perëndimore duhet të ndryshohen ndjeshëm për tregun kinez, si për arsye rregullatore ashtu edhe për ato kulturore.

Në gusht, rregullatori i videolojërave të Kinës njoftoi se moshat nën 18 vjeç do të kufizohen vetëm në një orë lojëra online të premteve, fundjavave dhe festave. /Telegrafi/