Vërshimet kanë lënë pa shtëpi familjen Musliu nga Hasanbegu (Video)

Vërshimet e para një muaji kanë lënë shumë familje rrugëve, pa kulm mbi kokë. Ndër to është edhe familja Musliu, e cila përbëhet nga 6 anëtarë dhe të cilët momentalisht jetojnë te disa familjarë. Shabani dhe Shadija kanë 4 fëmijë, të gjithë në shkollë. Vështirësia e veçantë për ta, është dërgimi i fëmijëve dhe pritja e tyre deri në orët e vona. Momentalisht qëndojnë në Dizhon të Shkupit, meqë shtëpia e tyre është e pabanueshme, njofton Tv Shenja.
“Ne jemi prej Hasanbegut, jemi 6 anëtarë të familjes momentalisht jetoj te miku. Shtëpia nuk është për banim, është e prishur. Kushtet nuk i kemi. Tashmë kanë filluar shkolla, fëmijët çdo ditë i udhëtoj i dërgoj në shkollë dhe i pres derisa të lëshohen dy i kam para dite dy pas dite deri në mbrëmje duhet me i prit atje. Kushte nuk ka, me punu punë nuk ka momentalisht, me jetu në Hasanbeg nuk mundemi. Bëj apel që kush ka mundësi me e ndreq shtëpinë që të kthehemi përsëri atje”, deklaroi kryefamiljari Shaban Musliu.
Nëna Shadije, thot se fëmijët nuk kanë as libra dhe as fletore, edhe pse çdo ditë udhëtojnë 15 kilometra për të ndjekur procesin mësimor. Vështirësitë nuk kanë të ndalur, larg shtëpisë dhe familjarëve të tjerë, enden rrugëve me shpresë se gjithçka do të kthehet në normalitet.
“Nëse kanë mundësi me na ndihmu të kthehemi në shtëpijat tona, jemi pa shtëpi , s’kemi ku me shku. Jo momentalisht nuk ka niher. Jo jo s’ka as fletore as libra , Kanë premtu se të hënën do t’i japin, mirëpo nuk e dim po ose jo”, tha zonja Shadije Musliu.
Altini djali i vogël i familjes Musliu, thotë që prej atë natë, gjithçka që kanë arritur të vënë në trupin e tyre, është falë vullnetit të mirë të njerëzve human. Atë natë, kjo familje humbi gjithçka kishte përveç anëtarëve të familjes të cilët janë gjithsej.
“Prej atë ditë që janë bërë vërshimet ne skemi as këpucë, as rroba skemi asgjë. Jo nuk kemi asgjë. Jetojmë te daja prej në shkup neve duhet me udhëtu me veturë, për atë është vështirë”, deklaroi Altini i vogël.
Duke shpresuar në njerëz human dhe zemërmirë, familja Musliu shpreson që një ditë do të kthejnë gjithçka kishin deri atë natë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren